-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Përse disa femra e urrejnë ditën e Shën Valentinit?

Në Amerikë dhe vendet tjera Perëndimore, meshkujt shpenzojnë mesatarisht 217 dollarë për dhuratat e Shën Valentinit dhe në darka me partneret e tyre.

Por, edhe 41 për qind e femrave në lidhje dashurore e urrejnë ditën e Shën Valentinit më shumë se çdo ditë tjetër festive, transmeton Telegrafi.
Kjo për shkak se Shën Valentini, sipas tyre, nuk sjell ndjenja të vërteta.

Veç kësaj, dita e Shën Valentinit është e mbushur me pritshmëri të mëdha, thotë ekspertja e lidhjeve Jane Greer. Sipas saj, disa femra mund të presin që në këtë ditë të marrin dhuratë një unazë diamanti gjatë një darke romantike italiane; presin që do ta përjetojnë seksin më të mirë ndonjëherë – por në fakt, asnjëra palë nuk mund të përjetojë ndjenja të vërteta në një natë të “detyruar”.

Në fakt, 34 për qind e femrave më parë do të shikonin televizor gjatë ditës së Shën Valentinit sesa të bënin seks.

Për ta thënë më thjeshtë, femrat nuk kanë dëshirë të ndjehen si objekte. Përderisa dita e Shën Valentinit i dedikohet romancës, meshkujt zakonisht presin që femrat të duken dhe të sillen seksi për një ditë e cila mund të mos ketë aspak rëndësi për to.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img