Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur për një rast në fshatin Rahovicë të Ferizajt, ku personi i shpallur i zhdukur para disa dite është gjetur i vdekur dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit.
“Policia rajonale e Ferizajt sot rreth orës 07:30 ka pranuar një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohet se një person është pa shenja jete. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i është liruar familjarëve.
Për të njëjtin person Policia rajonale e Ferizajt nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e personit të zhdukur Leonard Mahmuti, i cili me datën 28.02.2023 në mesnatë kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendndodhjen e tij.