10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ministri rus i mbrojtjes viziton ushtarët në Ukrainë

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu ka vizituar forcat ruse të Rusisë në Ukrainë.

Në një vizitë të rrallë të tij, Shoigu ka inspektuar ushtarët në fushëbetejën në lindje të Ukrainës, ndërkohë që luftimet janë përqendruar në qytetin Bakhmut, shkruan France24.

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, ministria thotë se “Ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, gjenerali i Ushtrisë, Sergei Shoigu, ispektoi postin komandues në një nga bazat në Qarkun Ushtarak Lindor në drejtim të Donetskut Jugor”, pa specifikuar vendin ose kohën e saktë.

Por, në një video të publikuar nga ministria, Shoigu shihet duke ndarë medalje për personelin ushtarak dhe duke vizituar qytetin e shkatërruar me komandantin e zonës, kolonel-gjeneral Rustam Muradov.

Krerët e lartë të ushtrisë ruse kanë vizituar shumë rrallë frontin e luftës në Ukrainë qysh nga fillimi i agresionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img