2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Vdes aktori Tom Sizemore, ushtari Horvath në “Saving Private Ryan”

Ka vdekur në moshën 61 vjeçare aktori amerikan Tom Sizemore, i njohur për rolet e tij në filmat “Saving Private Ryan” dhe “Black Hawk Down”, njofton menaxheri i tij.

Sizemore bëri famë në vitet e ’90ta, shpesh në role dytësore si djelmosha të rrezikshëm, zakonisht ushtarake, policore ose kriminale. Ai po ashtu njihet edhe për rolet në filmat “Natural Born Killers”, “Pearl Harbor” dhe “Heat”, shkruan BBC.

Mirëpo, ai gjithashtu kishte probleme me drogë dhe mbajti burg për dhunë në familje.

Sizemore ka qenë në koma qysh nga 18 shkurti kur pësoi aneurizëm të trurit.

Menaxheri i tij, Charles Lago, tha se ai vdiq të premten në një spital në Burbank në Kaliforni, në prani të vëllaut dhe dy djemve të tij.

I lindur në një zonë të klasës punëtore të Detroitit, Sizemore kreu magjistraturën për teatër para se të vinte roli i tij i vogël në Hollywood në filmin “Born on the Fourth of July” të regjisorit Oliver Stone në vitin 1989.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img