1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se mashtruan me “Shtëpi për të Moshuar” dhe i morën 1000 € në muaj një të moshuare, tre të arrestuar në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten me 3 mars kanë arrestuar tre të dyshuar kosovarë në Gjilan pasi dyshohet se të njëjtit e kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme një grua të moshuar.

Të dyshuarit sipas Policisë kishin improvizuar kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar” dhe me qëllimit ë përfitimit personal, kishin marrë 1000 euro në muaj nga familjarët e të moshuarës.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje derisa dy të tjerët janë lëshuar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe mashtrim.

“Gjilan 10.02.2023 17:20 Më 03.03.2023 janë arrestuar 3 të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovarë pasi që dyshohet se te njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër kosovare – e moshuar. Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1000 € për muaj. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar mashkull është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë jenë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img