0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Punësimi i gruas së frizerit në Ministri, ky është shpjegimi i këshilltares së Albulena Haxhiut

Në janar të këtij vitit ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte vendosur ta emërojë Brikena Kelmendi – Gashi në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, për të cilën u tha se ishte gruaja e frizerit të ministres.

E për këtë ka folur Nazlie Bala, këshilltare e ministres së Drejtësisë, e cila i quajti akuza të pabaza të nepotizmit drejt ministres Albulena Haxhiu.

“Po i shoh kohët e fundit akuza të pabaza të nepotizmit. Ministrja haxhiu e ka dhënë prononcimin dhe shpjegimin dhe faktikisht personi në fjalë nuk është as pjesë e divizionit për të cilën po bëhet fjalë”, ka deklaruar Bala në Tëvë1.

Po ashtu, Bala tha se Kelmendi-Gashi ka dhënë dorëheqje për shkak të obligimeve dhe gjendjes shëndetësore.

“Është vetëlarguar për shkak të obligimeve dhe gjendjes shëndetësore. Nuk është çështje e presionit sepse dikush duhet të punojë. Unë e konsideroj se është grua që e ka profesionin e vet. Nuk e gjykoj askënd për nga përkatësia e bashkëshortësisë, as kë e ka burrë, as kë e ka vëlla. Për mua është e rëndësishme ngritja profesionale e personit në fjalë. Jo vetëm të saj por kushdo qoftë në vendin e saj. Aspekti profesional dhe i besueshmërisë është e rëndësishme për një kabinet”, ka përfunduar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img