-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Atdhe Gjeravina shfaqet në foto me njeriun e dënuar me burg nga Gjykata belge

Safet (Rustem) Bajri i njohur si anëtar i bandës së Shkodrës është liruar me kusht nga burgu i Fierit ku po vuante dënimin që i ishte caktuar nga gjykata belge.

Safet (Rustem) Bajri i njohur si anëtar i bandës së Shkodrës është liruar me kusht nga burgu i Fierit ku po vuante dënimin që i ishte caktuar nga gjykata belge. Ai u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi”. Bajri ka shlyer në total 6 vite dënim nga të cilat 3 i shleu në Bruksel dhe 3 të tjera në qelitë e 302-shit në Fier.

Fotot i ka postuar vetë ish konkurrenti i një emisionit televiziv, Atdhe Xharavina i cili duket se ka një miqësi me Bajrin.

Ekstradimi i Bajrit drejt Belgjikës nuk u bë i mundur për shkak se dy vendet nuk kanë një marrëveshje për këtë çështje. Gjithsesi dy vendet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri e vuajti dënimin e tij në burgun e Fierit.

Në Shqipëri Bajri akuzohej si kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh. Ai u arrestua në shtator të vitit 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër, në aksionin e koduar “Oaz”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img