4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Daçiqi: Në Bruksel flasim veç për temat që i përshtaten Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur sot lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se ky është një faktor i ri i jostabilitetit. Sipas tij, autoritetet në Kosovë nuk mund të marrin një vendim të tillë në Kuvend pa votën e deputetëve të Listës serbe.

“Do të luftojmë më të gjitha mjetet politike që të luftojmë kundër këtij paralajmërimi”, ka bërë të ditur Daçiq, transmeton Telegrafi.

Ai tha se nuk beson se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të jetë temë e bisedimeve në Bruksel, pasi që sipas tij atje shtjellohen vetëm “temat që i konvenojnë Kosovës”.

Sipas shefit të diplomacisë serbe, në bazë të Rezolutës 1244, në Kosovë nuk guxon të ketë forca tjera të armatosura përveç atyre të OKB-së dhe KFOR-it, duke shtuar se deputetët e Listës serbe nuk do ta mbështesin propozimin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img