-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria kërkon paraburgim për 15 të dyshuarit për fajde që u arrestuan dje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj pesëmbëdhjetë të pandehurve me inicialet: B.S., F.S., E.S., A.S., L.H., Sh.R., R.A.,M.A., K.G., S.B., A.M.,B.A.,B.O., N.A., dhe Sh.H., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

Në këtë aksion të Prokurorisë, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe sekuestruar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

Për aksionin e djeshëm, sot ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të policisë, është bërë e ditur se njësitet policore në koordinim me Gjykatën e Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njësitet e ATK-së dhe njësitet e Doganës së Kosovës, kanë kryer kontrolle-bastisje në 21 shtëpi banimi dhe 11 objekte biznesi në lokacione të ndryshme si: prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri.

“Gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas është arrestuar edhe 1 (një) i dyshuar tjetër, nën dyshimin se janë përfshirë në kryerjen e veprave të cekura, ndërsa si dëshmi janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura, 2 (dy) motoçikleta, 83,995 (tetëdhjetë e tre mi e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë) €, 16 (gjashtëmbëdhjetë) USB dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img