Lorik Cana ka kohë që është larguar prej botës së futbollit.
Në fakt, ai vetëm se është pensionuar gjersa ka filluar të vijoj shkollën për trajner.
E në këtë rrafsh i ndihmon edhe ish-trajneri i Lazios, aktualisht i Interit, Stefano Pioli.
Kështu së paku ka thënë ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Cana, i cili ka pohuar se flet shumë shpesh në telefon me strategun italian.
“Para një kohe kam folur me Piolin. E urova për sukseset që po i arrin me skuadrën e Interit. Ai ëshët trajner i madh dhe me të konsultona herë pas here”, u ka thënë Cana ndjekësve në Intagram.
Ai gjithashtu ka folur rreth pensionimit të përhershëm prej kombëtares si dhe shumë gjëra rreth jetës private dhe së qeni familjar.
Ndryshe, Cana javë më parë për Telegrafin ka zbuluar dëshirën që të aktivizohet për një kohë te skuadra gjakovare e Vëllaznimit.