-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Babai kishte një parandjenjë të keqe”, flet vëllai i shqiptarit të zhdukur nga aksidenti i trenave në Greqi

Nuk kanë fund dëshmitë e familjarëve të viktimave të aksidentit fatal në Tempi. Kristian Ruçi, vëllai i shqiptarit të zhdukurit Denis Ruçi, ka folur për mediat greke, ku ka treguar momentin e fundit kur kishin komunikuar me të.

Ai është shprehur se vëllai i tij Denisi ishte në vagonin e tretë natën kur ndodhi ngjarja dhe se babai po fliste në telefon me të deri në momentin kur u ndërpre lidhja.

“Ishte shumë i lumtur, kishte tre ditë që ishte ulur për të parë të afërmit tanë dhe të dashurën e tij. Ne kemi dhënë mostrat e ADN-së, do të na informojnë me telefon. Ai ishte në karrocën 5, po fliste me babain tim në telefon dhe në orën 23.00 u ndërpre lidhja. Ai kishte shkuar në mensë dhe ishte në karrocën e 1-rë, ishte lidhja jonë e fundit,” tha Ruçi

Ai thotë se edhe pse vëllai i tij ende nuk është gjetur, familja nuk po i humb shpresat.

“Babai im ishte i shqetësuar pas ndërprerjes së sinjalit. Ai po e merrte mbrapsht dhe ishte fikur. Kishte një ndjenjë se diçka ndodhi, e pa edhe lajmin dhe shkoi afër. Ai pa shumë njerëz në stacionin e Selanikut. Nuk e humbim shpresën, presim e shohim. Unë dhe vëllai im kishim folur në telefon pasdite dhe i kisha thënë se dua të dalim ndonjëherë bashkë dhe jam ende në pritje të telefonatës së tij. Kam imazhe në mendjen time kur ishim të rinj. Çdo moment që komunikoja me të isha i lumtur. Pashë pamjet nga përplasja dhe them ‘vëllai im i vogël çfarë ka kaluar, sa tragjike kanë qenë momentet që ka jetuar atje’. Më mungon shumë, e dua shumë dhe është e vështirë të jesh larg tij”, tha ai për megatv.

Ngjarja e rëndë në Greqi ndodhi pak para mesnatës së të martës. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash.

Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img