-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“35 vite punë u kthyen në hi në 1 minutë”, flet banori turk që jetoi vetëm 5 muaj në shtëpinë e sapondërtuar

“Nuk kam 35 vjet jetë, as nuk kam fuqi”. Kështu është shprehur një prej banorëve të prekur nga tërmeti shkatërrues në fshatin Şahintepe të rrethit Kahramanmaraş. Mediat turke raportojnë se Mustafa Keklik mundi të jetonte vetëm 5 muaj me familjen e tij në shtëpinë që kishte ndërtuar me paratë që kishte kursyer për 35 vjet.

“Shtëpia ime është këtu, është shkatërruar mundi i një familjeje 30-35 vjet, nuk kam 35 vjet jetë, as nuk kam fuqi për të ndërtuar një shtëpi të tillë. Ne si fshat jemi mërgimtar, punojmë në firma .Jemi njerëz të skamjes. Fatmirësisht, edhe pse shtëpia jonë u shkatërrua, ne shpëtuam. Është shkatërruar në 1 minutë”, tha ai.

Keklik pret nga autoritetet që ta ndihmojnë dhe t’i strehojnë në parafabrikate, pasi kjo zonë preket nga tërmetet.

“Pritja jonë nga autoritetet është që plagët të na shërohen sa më shpejt. Tashmë ka ndodhur, procesi i ardhshëm do të jetë më i vështirë për ne, ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Në këtë pikë presim ndihma maksimale nga autoritetet. Prej vitesh thuhet se është zonë tërmeti. Ne duam një shtëpi parafabrikate. Nuk duam të jetojmë më në shtëpi betoni. Vazhdojnë pasgoditjet. Njerëzit kanë frikë edhe brenda çadrave vrapojnë jashtë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img