2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Edhe pa Listen Serbe, zgjedhjet janë legjitime dhe legale

Edhe pa Listen Serbe dhe me pjesëmarrjen e vogël të qytetareve në zgjedhje për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, rezultati i zgjedhjeve është legjitim dhe legal. Kështu ka bërë të ditur për Radio Kosovën, ministri për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq. Njëjtë po vlerësojnë është njohës të legjislacionit në Kosovë.

Zgjedhjet në katër komunat veriore të vendit po konsiderohen legale dhe legjitime edhe pa pjesëmarrjen e Listës Serbe. Kështu, kanë bërë të ditur për Radio Kosovën njohës të proceseve zgjedhore dhe drejtues të partive politike serbe në Kosovë. Ministri për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq tha se çfarëdo rezultati i zgjedhjeve që do të mbahen, do të jetë legjitim dhe legal.

“Në këtë rast sa e di unë legjitimiteti nuk e pengon legalitetin. Teoritikisht nuk ka ndodh deri më tash. Po me një votë të vet kandidati për kryetar me dalë me votua e ka legalitetin”, ka thënë Rashiq.

Njohësi i së drejtës kushtetuese, njëherësh ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, thotë për Radio Kosovën se ligjërisht nuk është e paraparë pjesëmarrja në një përqindje të caktuar në zgjedhje që zgjedhjet të konsiderohen legjitime.

“Tjetër gjë është se sa ka demokraci dhe sa ka gjithëpërfshirje në ato zgjedhje në qoftë se një pjesë e qytetarëve që i besojnë Listës Serbe nuk dalin për të votuar apo i bojkotojnë zgjedhjet. Pra, pa marrë parasysh se sa dalin në përqindje atje do të mund të mbahen zgjedhjet dhe do të mund të trajtohen legjitime dhe ligjore”, ka theksuar Baraliu.

Pak me ndryshe këtë proces po e vlerëson njohësi i proceseve zgjedhore nga Instituti Demokratik i Kosovës Eugen Cakolli, i cili vlerëson se Kosova ka qenë në situatë të njëjtë para vitit 2013.

Ai i tha Radio Kosovës se përvojat e mëhershme na kanë treguar se për shkak të daljes së vogël në zgjedhje në pjesën veriore nuk kanë mundur ta ushtrojnë mandatin e tyre për shkak të kontestimit të legjitimitetit zgjedhor.

“Kosova ka qene në situatë të tillë para vitit 2013 pra kur në pjesën veriore të vendit dalja në zgjedhje ka qenë në numra një shifror. Dhe që për pasojë institucionet e zgjedhura ndonëse formalisht nuk kanë mundur që në praktikë ta ushtrojnë mandatin e tyre për shkak të kontestimit të vet legjitimitetit të procesit zgjedhor”, është shprehur Cakolli.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të vendit, si dhe për kuvende komunale në Leposaviq dhe Zveçan, të cilat ishin shpallur të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të kaluar, janë shtyrë me vendimin e presidentes Vjosa Osmani, pas kërkesave të partnerëve perëndimorë. Lista Serbe kishte refuzuar të merrte pjesë në këto zgjedhje. Ky ishte paralajmërim se edhe votuesit serbë nuk do t’i përgjigjeshin pjesëmarrjes në votim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se tashmë ka caktuar afatet e aktiviteteve, si dhe ka miratuar planin operacional për organizimin e zgjedhjeve të 23 prillit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img