2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti i La Ligas konfirmon se Barcelona nuk mund të transferojë lojtarë në verë, nëse nuk e plotëson këtë kusht

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka konfirmuar se Barcelona nuk do të mund të transferojë futbollistë në afatin e verës, nëse fillimisht nuk mbledhin 177 milionë funte.

Në fushë, skuadra e drejtuar nga Xavi po kalon një sezon të mirë në Spanjë.

Megjithatë, gjiganti katalanas formoi një skuadër konkurruese vetëm përmes shfrytëzimit të levave ekonomike, shitjes së përqindjeve të të ardhurave të ardhshme televizive dhe Barcelona Studios.

Edhe pse kjo ndihmoi në lehtësimin e çështjeve të tyre financiare në një afat të shkurtër, ajo erdhi me rreziqe dhe eliminimet e hershme nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës i kanë pamundësuar Barcelonës të ardhurat shumë të nevojshme që ata kishin përfshirë tashmë në buxhetin e tyre.

Duke marrë parasysh gjithçka, është pretenduar për disa javë që Barcelona përballet me një mungesë prej 177.21 milionë funtesh (200 milionë euro), duke shfaqur kështu një problem në përmbushjen e kritereve të FFP (Fair Play Financiar).

Kjo temë ishte e pashmangshme në samitin e Biznesit të Futbollit të Financial Times në Londër të enjten, aty ku mori pjesë edhe Javier Tebas, i cili për zbatimin e rreptë të rregulloreve financiare në La Liga.

Duke folur në këtë event, Tebas hyri në detaje mbi skenarin me të cilin do të përballet Barcelona gjatë verës, duke thënë se duhet të plotësojnë deficitin përpara se të regjistrojnë ndonjë lojtar të ri.

“Që nga sot, Barcelona nuk ka hapësirë ​​në buxhetin e saj për të shpenzuar në afatin e ardhshëm të transferimeve. Ne kemi vendosur se ata [Barcelona] nuk mund të nënshkruajnë më lojtarë. Ata [Barcelona] shitën 620 milionë funte (700 milionë euro) në të drejtat televizive dhe u përpoqën të gjenin mënyra të ndryshme për të zgjidhur situatën, por ata nuk do të mund ta bëjnë këtë sezonin e ardhshëm. Ne kemi kontrolle të rrepta ekonomike. Në fund të çdo afati, ne u tregojmë të gjitha klubeve në La Liga se çfarë mund të shpenzojnë”, tha presidenti i La Ligas.

“Në rastin e Barcelonës, ata duhet të zbresin nga shpenzimet për paga dhe transferime nga 532 milionë në 399 milionë funte (nga 650 milionë në 450 milionë euro), kështu që është një buxhet prej minus 177 milionë funtesh (200 milionë eurosh). Ata [Barcelona] duhet të zvogëlojnë investimet e tyre në lojtarë dhe ne i kemi inkurajuar që të shesin lojtarë sepse, për çdo shumë që ata mbledhin në shitje, ata mund të shpenzojnë 40 për qind të kësaj”, deklaroi Tebas.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img