24.4 C
Pristina
Monday, September 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti reagon për vdekjen e anëtarit të VV-së: Emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën

Sot, ka ndërruar jetë kryesuesi i Bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovarë të Privatizimit dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Nazmi Mikullovci.

Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar kryeministri, Albin Kurti, ku ka thënë se emri i Mikulllovcit mbetet përjetësishtë i lidhur me Kosovën.

Nazmi Mikollovci
Ky është postimi i plotë i kryeministrit, Kurti.

Sot u nda nga të gjithë ne Nazmi Mikullovci.

Emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj.

Nazmi Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës.

Kushdo e njeh atë si Drejtorin e Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit.

Ndërsa shumë nga ne si orientuesin e përpiktë se si të optimalizohen mundësitë vendore në industri dhe ekonomi.

Për mua ka qenë më shumë se sa një bashkëpunëtor në më shumë se sa një dekadë.

Nazmi Mikullovci është mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj.

Ngushëllime të sinqerta Familjes Mikullovci, miqve e bashkëpunëtorëve

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img