Luiz Ejlli ka gjithë ditën e djeshme që thotë se të shtunën mund të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP2”.
Ai mendon se do ketë edhe për të një zarf të zi për shkak të debatit që pati me Eva Alikajn.
Kjo e fundit u përjashtua nga Vëllai i Madh dy ditë më parë, pasi ofendoi Krist Aliajn si dhe iu kthye Luizit duke i thënë “ta çaj kafkën”.
Ndërkohë Ejlli, gjatë një bisede me Tan Brahimin, u shpreh se e ka kapur një tip sikleti nga kjo gjë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Më ka kapur një siklet
Tani: Për ça?
Luizi: Se mund të iki të shtunën
Tani: Kush?
Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën
Tani: Seriozisht e ke?
Luizi: Për Zotin po
Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.
Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën para.
Tani: Nuk ka shanse
Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër
Tani: Nuk ka shanse