2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Marrëveshja bazë Kosovë-Serbi, Hill i shkon në zyre Vuçiqit

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka takuar Presidentin e Serbisë, Aleksndar Vuçiq, me të cilin temë kryesore e diskutimeve ishte plan-propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Hill, siç citohet të jetë shprehur në komunikatën e Presidencës së Serbisë, u shpreh se në takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel, të dy palët “ishin tejet seriozë për të shkuar para” drejt një marrëveshje.

Gjithashtu, Hill u shpreh se “çështja më urgjente për t’u zgjidhur tash mbetet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”.

Christopher Hill të hënën në kohën kur po niste takimi ndërmjet Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kishte pritshmëri për rezultate të menjëhershme ndonëse e vlerësonte për takim të rëndësisë së lartë.

“Procesi i Brukselit merr shumë kohë dhe qartazi nuk mund të kënaq ata që presin një rezultat të kënaqshëm e të menjëhershëm”, pati thënë Christopher Hill, siç e cituan mediat serbe.

“Më duhet të them se për nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara, është shumë e rëndësishme që të bëhet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe sa më parë”, tha mes tjerash ai.

“Përfaqësuesi ynë Gabriel Escobar është sot në Bruksel, kështu që ne jemi në atë proces. Dua të theksoj se SHBA dhe Bashkimi Evropian janë duke bashkëpunuar shumë ngushtë për këtë çështje dhe ne jemi shumë të përkushtuar për të punuar së bashku për këtë”, tha Hill.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img