-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ushtrimet më të mira dhe më të këqija për astmatikët

Fakti që keni astmë në asnjë mënyrë nuk duhet t’ju zmbrapsë kur bëhet fjalë për ushtrimet. Ekzistojnë madje atletë olimpikë të cilët përdorin ilaçe kundër astmës dhe merren profesionalisht me sport.

Ushtrimi me astmë në shumicën e rasteve nuk është ndonjë problem, por ka nga ata të cilëve astma ua komplikon në masë të madhe përpjekjet për ushtrimet, sepse ushtrimi u shkakton gulçim dhe simptoma të tjera.

Gjëja kryesore është që astmën ta mbani nën kontroll, të merrni ilaçe rregullisht dhe me kujdes t’i zgjidhni USHTRIMET QË JU PËRGJIGJEN MË MIRË.

Ecja

Një studim i kryer tek të rriturit që vuajnë nga astma tregoi se ecja tre herë në javë, për 12 javë rresht, ua kishte përmirësuar kontrollin e astmës dhe nivelin e trajnimit dhe atë pa sulme.  Ushtrimin e tyre gjysmë orësh ata e kishin filluar me një ngrohje pesëminutëshe dhe e kishin përfunduar me pesë minuta të ftohjes. Në këtë rast, ngrohja është e një rëndë i të madhe, sepse ju mundëson ngritjen e nivelit të tolerancës.

Joga

Joga u rekomandohet njerëzve që kanë astmë për shkak të kontrollit të frymëmarrjes të cilin e nxit ajo, sepse ushtrimet e frymëmarrjes i aktivizojnë shumë zona në mushkëri. Një studim zbuloi se njerëzit të cilët e kishin praktikuar jogën 2,5 orë në javë pas 10 javësh e kishin zvogëluar përdorimin e barnave kundër astmës.

Sportet me reket

Tenisi, badmintoni dhe sportet e tjera me raketë ju mundësojnë që ta zgjeroni nivelin tuaj të energjisë në fushë me pushime të rregullta të shkurtra në mes të pikave të ndeshjes kur mund ta qetësoni frymën tuaj dhe të pini pak ujë. Në tenis është i shkëlqyeshëm edhe fakti se gjatë gjithë kohës e keni kontrollin mbi aktivitetin fizik dhe intensitetin e lojës mund ta rregulloni vetë.

Bejsbolli

Edhe pse nuk është ndonjë sport i njohur shumë për rajonin tonë, përpiquni të merreni me të nëse keni astmë, sepse ai është një sport stop-start i cili astmatikëve u rekomandohet shumë më tepër se sportet ku aktiviteti është konstant gjë që mund të jetë një shkas për sulme astmatike.

Golfi

Golfi jo vetëm që është një aktivitet i mirë terapeutik i cili e qetëson mendjen, por është në mesin e aktiviteteve të cilat sikur janë të krijuara për astmatikët. Për shkak të kombinimit të goditjeve me shkop dhe ecjes, ai u rekomandohet pacientëve që vuajnë nga astma, por duhet t’i kushtoni vëmendje polenit në qoftë se e luani golfin jashtë.

Noti

Noti është sporti më ideal për astmatikët, sepse merrni frymë në ajrin i cili është goxha i lagësht dhe kryesisht i ngrohtë, ndërsa koha e kaluar në pozicion horizontal në ujë mund ta stimulojë lëvizjen e këlbazës e cila është akumuluar në pjesën e poshtme të mushkërive.

Volejbolli

Volejbolli është një sport i cili është pak më aktiv se tenisi, golfi dhe bejsbolli, por ai u rekomandohet gjithashtu astmatikëve.

AKTIVITETET MË TË KËQIJA FIZIKE PËR ASTMATIKËT

Futbolli

Duke pasur parasysh intensitetin e lojës, futbolli është një sport i cili kurrsesi nuk u rekomandohet astmatikëve sepse ka të bëjë me vrapim konstant, por nëse jeni të gatshëm fizikisht dhe merreni me sport, mund ta provoni.

Basketbolli

Në basketboll, thjesht ka shumë vrapim, kërcim dhe pasim për t’u relaksuar në këtë sport. Por edhe në këtë rast ka përjashtime, Tyson Chendler është lojtar i NBA-së të cilit i është diagnostikuar astma në vitin 2004.

USHTRIMET të cilat mund të jenë TË MIRA dhe të KËQIJA për astmatikët janë çiklizmi, vrapimi dhe skijimi.

Nëse keni astmë dhe vërtet dëshironi të jeni fizikisht aktivë, konsultoni me mjekun tuaj i cili do t’i marrë parasysh predispozitat tuaja fizike dhe do t’ju rekomandojë atë që është më e mira për ju.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img