2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Musliu u përplas mbrëmë me Kurtin: Ti je tut edhe në luftë, je veteran mercenar

Kryeministri Albin Kurti e deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu janë përplasur në seancën e djeshme për dialogun. Kjo e fundit ka kritikuar Kurtin për ndryshime të qëndrimeve, duke e pyetur ‘a po të vjen marre kur po e dëgjon vetën’. E njëjta po ashtu tha se Kurti është frikësuar të marrë armën në luftë. Ndërkaq, kryeministri ia ka përmendur votën pro “Zajednicës’.

Deputetja e opozitës theksoi se është krenare për çdo vendim që ka marrë në parlament dhe e ka quajtur atë ‘frikacak’.

Prokuroria kërkon të dënohen babë e bir të akuzuar për vrasjen e 2019-ës n…
“Ti je tut edhe në luftë, e din. Të kanë thënë në Qirez, merre automatin, hajde e ke moshën, hyn atje në luftë, ti ke ik ke thënë ‘po shkoj një herë deri në Prishtinë se i kam disa punë atje, e tani kthehem’. Edhe nuk je kthyer më kurrë, se je frikacak. Ka dëshmitarë që kanë qenë me ty, ti nuk ke guxuar automatin me kap në luftë. E sot na shitesh këtu veteran mercenar”, tha ajo.

Duke i kujtuar Musliut votën e saj pro “Zajednicës”, në replikën e tij, kryeministri Albin Kurti tha se njeriu nuk duhet të jetë krenar për gjithçka në jetë.

“Unë nuk besoj që deputetja Musliu, me gjithë respektin dhe vlerësimin, duhet të jetë krenare me atë votim. Njeriu nuk duhet të jetë krenar me bash gjithçka që ka bërë në jetë, se kur je krenar me gjithçka bëhet e dyshimtë krenaria. Nuk do të duhej 27 qershori i 2013 me qenë ditë e krenarisë për deputeten”, i tha Kurti Musliut.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shfaqur edhe një video të mëparshme të Kurtit, ku kishte folur për negociatat me Serbinë. Ajo shtoi se i njëjti ka fshirë shumë të tilla, por tha se shumë prej tyre kanë mbetur.

Pata me thënë shumë gjëra sot, po sinqerisht nuk po e di cilit Albin me i fol dhe cilit Albin me i bë pyetje. A me i bë pyetje atij Albinit, shokut e Astrit Deharit, Mon Bolajt, e Arben Xheladinit. A t’i bëjë pyetje këtij Albinit me xhipa të zi, i hekurosur, me kollare, me ka 30 truproje e kështu me radhë. Më mirë është me i bë pyetje këtij të hekurosnit këtu edhe me i thënë allahile a po të vjen marre kur po e dëgjon vetën? Mua më kishte ardhur marre kur e kisha dëgjuar vetën kështu. A po të kujtohet Albin kur vishe edhe i qoshe krahët si shqiponjë edhe thoshe ‘Po mbani seanca natën, po tutni prej popullit, prej kujt po ikni’. Çfarë po bën sot Albin, dreqi të të hajë, nuk e le asnjë qershi pa e hëngër. Asnjë qershi nuk donë me e lënë. Pse bre Albin? Ah, bre Albin, Albin, mos qofsha në lëkurën tënden ”, ka thënë ajo.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img