-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Tetë vjet burgim për gjakovarin, me tavolinë goditi në kokë ish-bashkëshorten, e la pa vetëdije

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me tetë vjet burgim të pandehurin me inicialet Sh.P., pasi që i njëjti, duke përdorur mjetin e fortë i ka shkaktuar lëndime te renda trupore ish bashkëshortes së tij, të dëmtuarës A. A.,

Në atë mënyrë që pas një zënke i pandehuri në shenjë nervoze e kap për fyti e gjuan për dysheme deri sa të dëmtuarës fillon ti humbë vetëdija, për një moment kur fillon të kthjellet e njëjta ngritët dhe mundohet të ikë, por i pandehuri arrin ta kapë për flokë dhe merr një tavolinë druri e godet në kokë dhe pjesë tjera të trupit deri sa e dëmtuara mbetet e shtrirë për dysheme pa ndjenja dhe tërësisht e gjakosur, e më pas nga ambulanca e dëmtuara dërgohet fillimisht në spitalin ‘Isa Grezda‘ në Gjakovë e nga spitali për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë.

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej tetë vjet.

Sulmi ndaj viktimës ka ndodhur më datë 19 dhjetor 2021, rreth orës 19:00.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img