0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku-Kurtit: Dy presidentët amerikanë kërkuan njohje reciproke, ti u pajtove për mosnjohje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dy presidentët amerikanë, Donald Trump dhe Joe Biden, kanë kërkuar marrëveshje Kosovë-Serbi me njohje reciproke në qendër, por se kryeministri Kurti u pajtua me mosnjohje.

“Palëve u është kërkuar me të drejtë plotëissht nga dy presidentë amerikanë, Trump dhe Biden, që njohja reciproke të jetë në qendër. Po pse vendose që të përfundosh në pa paragjykim të palëve mbi çështjet e statusit. A kanë ditë ata me thënë ‘kërkojmë marrëveshje finale pa paragjykim në çështjet e statusit. Kanë ditë, por kanë kërkuar njohje reciproke në qendër.

Abdixhiku tha se Kurti është kryeministri i parë në historinë e Kosovës që e ka pranuar pa paragjykim në çështjet e statusit.

Kreu i LDK-së tha se çështja është se pse kemi ardhur deri në këtë gjendje. Ai tha se dy vjet qeverisje të Kurtit është përgjigjja, duke përmendur deklaratat e Kurtit se dialogu s’është prioritet në qeverisjen e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img