-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lajmet jo të mira për Shaqirin

Stoke City ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri ende nuk është rikthyer nga lëndimi, shkruan IndeksOnline.

Ylli i kombëtares zvicerane pësoi një lëndim të lehtë në ndeshjen e 21 janarit ndaj Manchester Unitedit. Por ky lëndim e ka lënë atë jashtë fushave për më shumë se dy javë.

Menaxheri i Stokes, Mark Hughes në konferencë për shtyp, ka konfirmuar se Shaqiri do të jetë mungesë për duelin e së shtunës ndaj Crystal Palaces.

“Ne ende kemi dyshime për Shaqirin dhe Johnson për nesër. Ata ndoshta do ta humbas ndeshjen, edhe pse për Glenin ka mundësi më të mirë”, ka thënë Hughes.

Shaqiri këtë sezon e nisi për mrekulli, por kosovari ka pasur shumë probleme me lëndime. Ai ka shënuar tri gola në pak paraqitje sa ka pasur./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img