1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Pas krimit, bleva ujë në dyqan”, trondit Dan Hutra: Një fëmijë më njohu, por nuk e vrava

Dan Hutra ka dhënë dëshminë tronditëse ku ka treguar para organeve të drejtësisë planin gjakgtohtë për vrasjen e grave, që e vurin në zbatim një ditë më parë.

Ai vrau dje kunatën Gëzime Dafkun dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj. Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin dhe plagosi me thikë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë. Hutra u arrestua mbrëmjen e djeshme pranë Sharrës në Tiranë.

Plas “sherri” mes krushqve? Roberti ka dy fjalë për Sabianin: Veprime anad…
Nderkaq ai ka thënë para drejtësisë se pasi vrau Gëzime Dafkun, nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses dhe Etleva Kurtin kishte ndaluar në një market për të blerë ujë. Atje ai pa në ekranin e televizorit foton e tij, që kishte dalë nga mediet, pasi ishte shpallur në kërkim.

Hutra tha se në market ndodhej edhe një fëmijë, i cili sipas tij e kishte njohur atë nga fotoja që pa në televizor.
Megjithatë ai tha se vendosi të mos ta vriste fëmijën.

“Unë jam larguar më pas për në Kombinat, ku kisha planifikuar edhe një vrasje tjetër. Rrugës më ka rënë sheqeri dhe ndalova në një dyqan për të blerë ujë. Aty pashë që në televizor ishte fotoja ime, në një ekran. Fëmija që ishte në market më duket se më ka njohur, por unë nuk e vrava”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Dan Hutra, rreth mesditës së mërkurës tronditi kryeqytetin me 3 ngjarje të ndryshme kriminale duke lënë pas 3 gra të vrara dhe 3 të tjera të plagosura në më pak se një orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img