1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Sindikata e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me koeficientet e pagave

Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë raporton se është duke e përcjellë dhe analizuar situatën me paga për punëtorët e administratës së gjykatave dhe shpreh shqetësimet e saja lidhur me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficienteve të përcaktuara nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve, pasi siç thuhet në reagim, shumë pozita të të punësuarve në administratat e gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficiente si dhe ulje të pagave në disa pozita.

“Sindikata në vazhdim do i ndërmerr të gjitha veprimet ligjore duke kërkuar nga institucionet relevante për t’i rishikuar gradimet dhe koeficientet e përcaktuar sepse jo që nuk kemi arritur paga të dinjitetshme siç pretendon Qeveria e Kosovës, po kemi pësuar ulje të pagave në disa pozita”, deklaron Naim Rrustemi, kryetar i Shoqatës Sindikale te Administratës se Gjykatës Themelore në Prishtinë me Degët e saja në Podujevë, Drenas, Lipjan dhe Graçanicë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img