21.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Shoqërohet në polici personi që dyshohet se e lidhi për veture qenin dhe e tërhoqi zvarrë

Një qen është tërhequr zvarrë nga një veturë të mërkurën në Shtime.

Policia e ka identifikuar personin që dyshohet se e ka tërhequr qenin zvarrë dhe të njëjtin e ka shoqëruar në polici.

Këto informacione i dha  Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

“Policia e ka identifiku automjetin dhe personin e dyshuar, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në rrugën që të çon në fshatin Godanc, personi është shoqëru në stacionin policor në Shtime dhe është duke u intervistuar. Është urdhëru që qeni të dërgohet te veterinari”, tha Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img