-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha: Garantimi i të drejtës në pronë është prioritet i Ministrisë së Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka marrë pjesë në Konferencën për “Strategjinë Kombëtare për të Drejtat Pronësore”, ku të pranishëm ishin ambasadori i ShBA-së në Kosovë Greg Delawie dhe Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Në fillim të fjalës së saj, Ministrja Hoxha e vlerësoi si hap mjaft të rëndësishëm vazhdimin e fuqizimit të sistemit funksional të të drejtave pronësore, për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim, pasi që sipas Ministres Hoxha në një shoqërori të lirë, të zhvilluar dhe demokratike e drejta në pronë është një nga të drejtat themelore të njeriut.

Ministrja Hoxha falënderoi programin e USAID-it për kontributin e dhënë në hartimin e “Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore”, si dhe gatishmërinë për përkrahjen e institucioneve në zbatim të masave që dalin nga ky dokument strategjik.

“Falënderoj zëvendëskryeministrin Kuçi për mbështetjen e ofruar gjatë hartimit të këtij dokumenti strategjik, që si rezultat e gjithë kjo punë dhe ky përkushtim i përbashkët ka rezultuar me  finalizimin dhe miratimin e  Strategjisë”, tha Ministrja Hoxha.

Në këtë drejtim, theksoi Ministrja, duhet hequr kufizimet të cilat pengojnë realizimin e plotë të të drejtave të njeriut.

Mungesa e implementimit efikas të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me të drejtat mbi pronën e paluajtshme, shkalla e gjerë e informalitetit në fushën e të drejtave  pronësore, zbatimi jo-konsistent  i të drejtave pronësore,  kanë ndikuar në dobësimin e sistemit  të drejtave pronësore në Kosovë, që rrjedhimisht ka reflektuar në nivelin jo të kënaqshëm të realizimit të të drejtave të njeriut, përfshirë kufizimin e të drejtave të grave si pasojë e botëkuptimeve shoqërore që pengojnë realizimin e të drejtave të tyre në trashëgimi dhe kjo po ashtu përbënë faktor të rëndësishëm në rritjen e qëndrueshme  ekonomike.

Ministrja Hoxha më tej vlerësoi se bashkëpunimi në mes të akterëve relevant është tejet i nevojshëm me qëllim që të gjitha veprimet e kësaj strategjie të jetësohen në mënyrë sa më efektive.

Ajo shtoi se Ministria e Drejtësisë mbetet plotësisht e angazhuar dhe e përkushtuar për të krijuar një ambient ku të gjithë qytetarët e saj do të trajtohen të barabartë para ligjit, sepse kjo është më e pakta që duhet të bëjmë për qytetarët e këtij vendi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img