Mëngjesin e djeshëm në Novobërdë, një veturë me targa vendore ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Policia njofton se atë ë drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, dhe se deri te kjo erdhi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar pasagjerja dhe drejtuesi i veturës, i cili pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa pasagjerja vazhdon trajtimin.