Pallati i Rinisë dhe i Sportit në Prishtinë ka qenë arenë e një spektakli të volejbollit, ku u zhvilluan ndeshjet finale të ligës “Gjergj Kastrioti”, ku u përfshinë skuadrat nga Kosova dhe ato nga Shqipëria.
Pas një ndeshjeje dramatike, në finalen e vajzave, ekipi i Skënderbeut triumfoi ndaj Skënderajt 3:2 në sete.
Në finalen e meshkujve, Erzeni fitoi ndaj Partizanit, 3:0 në sete.
Ndeshjen nga afër e ndoqi edhe kryeministri Albin Kurti, derisa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, i cili ndau medaljet për Skënderajn, nënpresidentët Gazmend Maxhuni, Milaim Kelmendi e Mimoza Shkodra Bislimi, që ndau medaljet për Erzenin, zëvendësministrja Daulina Osmani, drejtuesit KOKSh-it, me presidentin Fidel Ylli, drejtuesit e FVK me Bahri Gjinovcin e krerët e FSHV etj.