0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Eurodeputeti holandez e quan të turpshëm refuzimin e Vuçiqit për të nënshkruar planin franko-gjerman

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, i cili është edhe raportues për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, ka thënë se duhet të marrë fund zbutja e presidentit të Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën.

Refuzimin e Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen të hënën e quajti të turpshëm.

Brnabiq sulmon opozitën serbe dhe mbron Vuçiqin: Dhatë atë që nuk u kërkua…
“Refuzimi i turpshëm i Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai e ‘pranoi’ të hënën, sugjeron qartë se Serbia po luan vetëm për kohë. Përsëri. Zbutja duhet të marrë fund. Karotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryeministri Kurti pas takimit trilateral të së hënës ka deklaruar se ai ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin e BE-së, por se gatishmëri s’pati edhe nga pala tjetër.

Ndërkaq, BE e ka prezantuar si arritje të marrëveshjes meqë të dyja palët i kanë thënë po këtij propozimi dhe se janë pajtuar që më të mos diskutohet mbi të, por për zbatimin e tij.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img