Një qytetar i Pejës gjatë ditës së djeshme, duke u munduar të shpëtoj nga shqiptimi i gjobës së Policisë, u ka ofruar zyrtarëve policor 10 euro mito.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se atij i është konfiskuar pasaporta, derisa është obliguar të paraqitet në gjykatë, transmeton Indeksonline
Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti me qëllim të mosshqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, u ka ofruar zyrtarëve policorë 10€ mito. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit i konfiskohet pasaporta dhe i njëjti obligohet që të paraqitet në gjykatë.