Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk ka normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pa njohje reciproke mes të dyja vendeve.
Ai tha se “për ne do të kishte qenë zgjidhja optimale që normalizimi të ndodh sa më shpejt me që edhe qytetarët e Kosovës edhe qytetarët e rajonit, por edhe vet Bashkimi Evropian do të ishin përfituesit final të një normalizimi të raporteve Kosovë-Serbi”.
“Fatkeqësisht është vetëm një pale e cila mendon se duke e mbajtur ende tensionet dhe jo normalizimin mund të përfitojë, kjo është Serbia”, tha Bislimi, sonte në një intervistë për RTK-në.
Duke folur për njohjen nga Serbia, Bislimi u shpreh se ka avancim nga njohja de-facto në de-jure.
“Nëse t’i e merr njohjen de fakto, ti a je duke u afruar apo larguar nga njohja de jure. Si e shihni ju?”, pyeti Bislimi, duke lënë të kuptohet se Kosova tash është më afër njohjes de-jure nga Serbia.