-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Vet-menaxhimi i serbëve në Kosovë”, Hovenier komenton nenin 7 të marrëveshjes

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka qartësuar qëllimin që fshihet pas nenit 7 të marrëveshjes së arritur në Bruksel, ku flitet për “vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë”.

Sipas Hovenier, ky nen i referohet Asociacionit, por që është një pikë e cila do të diskutohet më tutje gjatë planit të zbatimit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Kjo është pyetje e drejtë dhe natyrisht, një pjesë e saj do të duhet të diskutohet në kontekst të planit të zbatimit. Por, gjithashtu do t’i referohesha nenit dhjetë, i cili flet se palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese. Pra, sërish mendoj se kjo çështja e nivelit të përshtatshëm të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë është referencë për Asociacionin”, deklaroi ambasadori i ShBA-ve në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Tutje, Hovenier vijoi me vizionin e ShBA-ve për Kosovën si shtet sovran e demokratik, çka tha se mund të arrihet përmes Asociacionit.

“I kam shprehur pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara se kjo është pjesë e saj, se përparimi në çështjen e Asociacionit është pjesë e rëndësishme e zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe çka është më me rëndësi, deri në një masë edhe për Kosovën që e përmbush atë vizionin e përbashkët që e kemi si një shtet shumetnik, sovran e demokratik”, tha ai. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img