-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

IML ktheu në punë zyrtarët e suspenduar për rastin e zhdukjes së mostrave të Deharit, Haxhiu tregon arsyen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar sërish lidhur me humbjen e mostrave në rastin Astrit Dehari.

Haxhiu ka folur specifikisht për arsyen pse katër zyrtarët e IML-së të suspenduar u rikthyen prapë në punë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ministrja Haxhiu bëri me dije se gjatë kohës sa këta punëtorë ishin  të suspenduar, IML ka qenë e mbyllur.

“Komisioni disiplinor i ka suspenduar katër zyrtarë, po më pas janë rikthyer të gjithë në punë, pasi Prokuroria ka deklaruar që asnjëri prej tyre nuk janë të dyshuar dhe se hetimet po vazhdojnë. Madje në kohën që ata kanë qenë të pezulluar, IML ka qenë e mbyllur për shkak të deficitit të laborantëve dhe toksikologëve. Unë mendoj që vendimi i Komisionit të Ankesave është i padrejtë… Një nga institucionet që kemi më së shumti probleme është IML-ja, në të kaluarën nuk ka pasur ministra që ka bërë reforma… Kur e kemi marrë detyrën e kemi kuptuar që IML ruhet nga një kompani private, ndërsa tash ruhet nga Policia e Kosovës dhe më pas kemi nisur reformat. Ne kemi hasur në rezistencë të vazhdueshme nga punëtorët në IML, por ata nuk do të na zmbrapsin. Letrat e sindikatës së IML-së i kemi trajtuar në vazhdimësi dhe iu kemi kthyer përgjigje. Më pas e kemi kuptuar që nuk kanë vullnet dashamirës për të adresuar problemet dhe pastaj kemi vendosur që mos t’iu kthejmë përgjigje… Unë mendoj që kjo qasje është e papranueshme dhe nuk është as në mandat të sindikatave. Ne e kemi kuptuar që ata nuk kanë qenë as të regjistruar”, tha ajo në T7.

Njëherit, Haxhiu tha se, në lidhje me rastin Dehari, është e gatshme të deklarohet në Prokurori sa herë që është nevoja.

“Jam e gatshme, kurdo që më thërrasin prokuroria”, tha ajo. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img