2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Kurti është mashtrues tipik, harroj kërkimfaljen nga Serbia

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk është e favorshme për Kosovën. 

 

Hoti thotë se nuk e di ku i ka pasur mend kryeministri Albin Kurti apo ka qenë në ndonjë zor të madh kur është dakorduar që pa njohje reciproke të pranojë formimin e Asociacionit, të jep aranzhime të vetëqeverisjes të komunitetit serb dhe t’i jep status të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Sipas tij, dakordimi për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në bazë të planit të BE-së më 27 shkurt në Bruksel, dëshmon se kryeministri Kurti është mashtrues tipik.

“Shqetësuese është fakti që është degraduar procesi që Kosova tash është detyruar të pranojë një marrëveshje që nuk është aspekt e favorshme. Është detyruar të pranojë një marrëveshje, ku kemi marrë rrugën shumë të gjatë të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës dhe njohjes reciproke. Nuk shihet në perspektiv se kur do të përmbyllet çështja me Serbinë. Çështjet që i kemi të hapura me Serbinë mbyllen vetëm atëherë kur ndodh njohja reciproke. Dialogu ka qenë i strukturuar, dakoduar mes të palëve dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar për njohje reciproke në qeverinë e kaluar. Tash degradon dhe jemi tek një marrëveshje që është teknike, bile edhe në ato elemente teknike ka probleme fundamentale. Janë kritikuar qeveritë e kaluara kur kanë arritur marrëveshje teknike në procesin e dialogut, të cilat kanë qenë aranzhime të përkohshme në normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve që se kanë njohur njëra-tjetrën. Pra aranzhimeve të përkohshme, ndërkohë tash ky hynë në aranzhime që të mbesin aty për vite të tëra. Këto gjëra nuk janë sot për nesër, por do t’i përcjellin popullin e Kosovës për vitet e ardhshme”, thotë ai.

Ish-kryeministri Hoti, përmend disa nene të marrëveshjes që sipas tij janë të dëmshme për vendin. Në mesin e tyre, ai thotë se është katastrofë vetëm diskutimi për çështjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ndërkohë vë në mëdyshje edhe termet në nenin shtatë të marrëveshjes ku flitet për vetëmenaxhim të komunitetit serb në vend, që sipas tij shkojnë përtej marrëveshjes për Asociacionin të vitit 2013 dhe asaj të parimeve më 2015.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img