2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Erdogan: Zgjedhjet do të mbahen në maj, pavarësisht tërmetit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka hedhur poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, pas tërmeteve shkatërruese të muajit shkurt.

Sipas presidentit turk, zgjedhjet do të mbahen më 14 maj.

“Populli turk do ta bëjë atë që duhet, më 14 maj”, u ka thënë ai ligjvënësve në Parlamentin e Ankarasë.

Lideri turk e ka propozuar më parë datën 14 maj për zgjedhje, dhe shpreson që Qeveria e tij do të mbesë në pushtet deri më 2028.

Por, pas tërmeteve masive që kanë lënë të vdekur më shumë se 45.000 njerëz në Turqi, ka pasur dilema nëse votimet do të mbahen siç është planifikuar.

Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 11 provincat e goditura nga tërmetet, raporton REL.

Ky rajon është duke u përballur me pasgoditje të fuqishme, duke e bërë pothuajse të pamundshme fushatën në atë zonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img