2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Arsenali pranë thyerjes së rekordit historik

Arsenal po zhvillon një sezon fantastik. Skuadra e Mikel Artetës është në rrugën e duhur për të fituar Premier League. “Topçinjtë” udhëheqin kampionatin që nga fillimi dhe një meritë të madhe padyshim e ka edhe trajneri spanjoll. Lufta për titullin kampion është e hapur me Manchester City dhe Manchester United, që ndodhen prapa Arsenalit.

Mediat britanike raportojnë se drejtuesit e Arsenalit kanë piketuar disa lojtarë në merkaton verore. I pari është Declan Rice. Mesfushori është pjesë e West Ham që prej sezonit 2016-2017. Për ta transferuar në verë, drejtuesit e klubit londinez duhet të paguajnë rreth 80 milion paund.

Në rast se arrihet akordi me 24-vjeçarin për këtë shumë, atëherë do të thyhet edhe rekordi i transferimeve të Arsenalit, që mbahet nga Nicolas Pepe në 2019 për shumën e 72 milion paundeve.

Alternativa e dytë është Moises Caicedo. Mesfushori i Brighton ishte në radarin e Gunners edhe në merkaton e janarit. Drejtuesit e klubit dërguan një ofertë rreth 70 milion paund për ekuadorianin, por Brighton nuk pranoi.

Vetë 21-vjeçari reagoi në rrjetet sociale duke iu lutur drejtuesve të klubit për ta pranuar ofertën e Arsenalit, por transferimi nuk u krye. Kontrata me Brighton skadon në vitin 2025.

Nuk përjashtohet një shitje e tij në verën e këtij viti. Të njëjtat raportime bëjnë me dije se trajneri Arteta u ka kërkuar drejtuesve të klubit të transferojnë edhe një mbrojtës krahu dhe një sulmues qendre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img