-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 2 mijë kafiteri e restorante u mbyllen

Rruga B dikur ishte lokacioni më i frekuentuar në kryeqytet. Por sot kjo rrugë pothuajse është boshatisur. Gjallëria që dikur ekzistonte nuk është më. Pasi që shumë biznese të gastronomisë janë mbyllur. Tashmë në këtë rrugë shihen shumë lokale të zbrazura, në të cilat janë vendosur pamflet “Lëshohet me qira lokali”, “Shitet Biznesi” .

Kriza pas pandemisë duket se ka prekur më së shumti sektorin e gastronomisë. Arian Vranica, sekretar i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, ka numëruar disa nga arsyet e shuarjes të shumë bizneseve që merren me gastronomi.

Sipas tij, mbi 2 mijë biznese që merren me gastronomi si pasoj e krizës financiare, inflacionit të madh , uljes së konsumit janë mbyll. Ai tha se shifrat janë më të larta dhe se trendi i shuarjes së biznesit po vazhdon.

Një faktor tjetër i shuarjes së bizneseve është edhe mungesa e punëtorëve.

“Rreth 2 mijë biznese janë mbyll prej periudhës pas pandemisë. Arsyet janë të ditura rritja e çmimeve, rënia e konsumit, rritja e çmimeve të produkteve e ka rritë edhe koston shtesë për punëtorë dhe mungesa e punëtorëve është arsye. Numri i bizneseve të mbyllura është më i lart se 2 mijë, por këto janë statistikat zyrtare”, tha Vranica.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img