-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

La Liga më së paku futboll efektiv

Kampionati spanjoll është ai që ka kohën efektive më të ulët në fushën e lojës, nga 5 kampionatet më të rëndësishme të Evropës.

Sipas një studimi të publikuar nga e përditshmja “Marca”, skuadrat e “La Liga”-s regjistruan sezonin e kaluar 54 minuta lojë efektive gjatë ndeshjeve, kohë kjo më e ulët se ajo në “Bundesliga”, “Liga Premier”, “Ligue 1” dhe “Serie A”, të cilat gjithsesi edhe këto nuk e kalojnë 57 minutëshin e kohës efektive.

Studimi i kësaj të përditshmeje flet gjithashtu se kjo kohë efektive është rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara. Kështu, në Bundesligën gjermane, kjo kohë tashmë është 56 minuta, nga 52 minuta që ishte në vitin 2010.

Janë disa arsye që shpjegojnë këtë fenomen në botën e futbollit dhe një prej tyre ka të bëjë me minutat shtesë që akordohen në fund të çdo pjese. Në Spanjë ekziston një mesatare prej 3 minutash shtesë për ndeshje, e përveç rasteve të veçanta, nuk ka një zgjatje të këtyre minutave. Në kampionatet e tjera, askush nuk skandalizohet nëse arbitri akordon më shumë se 5 minuta shtesë.

Por ato që sjellin reduktimin më të madh të kohës efektive të lojës janë pikërisht ndërprerjet e ndeshjeve për shkak të ndërhyrjeve të gabuara, protestave, largimit të topit nga fusha e lojës, etj. Në këtë pikë, “Premier League” është kampionati ku regjistrohen ndërprerjet më të pakta të lojës.

Në këtë sezon, mesatarja në futbollin anglez është 23 ndërprerje të lojës për ndeshje, në atë spanjoll kjo shifër është 28, më e lartë se në “Bundesliga” dhe “Serie A”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img