Një burrë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka shantazhuar ish të dashurën.
Rastin në polici e ka raportuar viktima.
“SHANTAZH- Podujevë 28.02.2023-08:30. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ishte shantazhuar nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, përmes rrjeteve sociale. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”