Një shpërthim ka ndodhur në trafo-stacionin e fabrikës së Ferronikelit. rreth orës 20:45.
Nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë person të lënduar, njofton Klan Kosova.
Azem Qavdari, operator i xehes ka thënë se gjithçka i është kthyer normalitetit dhe fabrika është rikthyer në funksion.
“Ndonjë kabëll ka pasur defekt dhe njerëzit janë alarmuar. Çdo gjë është në rregull dhe nuk është lënduar askush”, ka thënë Qavdari.