4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti u zotua dje t’i kapërcejë krimet e luftës të kryera nga Serbia dhe t’i harrojë të zhdukurit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u zotua dje se ishte i gatshëm ta nënshkruante marrëveshjen e përkohshme me Serbinë, sipas propozimit evropian. Në këtë marrëveshje përfshihej edhe “kapërcimi i trashëgimisë së të kaluarës”.

“Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”, thuhet në preambulen e marrëveshjes së planit franko-gjerman, shkruan Demokracia.com.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Kurti konkretisht ia falë Serbisë të gjitha krimet e kryera në Kosovë, i harron të pagjeturit dhe mbyllë derën për padi për gjenocid kundër saj. Çështja e padisë për gjenocid kundër Serbisë është rrekur në vitin e parë të Qeverisë Kurti, por që një hap i tillë nuk u ndërmor kurrë.

Lidhur me këtë pikë ka pasur reagime të shumta. Gazetari Berat Buzhala ka thënë se me pajtimin për “kapërcim të së kaluarës” harron Masakrën e Reçakut dhe familjes Jasharaj.

“Ai eshte pajtu me e harru edhe cka i ka ndodhe Sarandes, edhe cka i ka ndodhe Vasfijes. Eshte pajtu me e kapercy cdo dhunim dhe vrasje qe ka ndodhe ne Kosove. Eshte pajtu me e kapercy edhe masakren e jashareve, edhe masakren e Recakut. Nese Asociacioni eshte paragrafi i fundit i marreveshjes, kapercimi i trashegimise se te kaluares eshte neni paragrafi i pare i saj. Kjo marreveshje hapet e perfundon keq”, ka deklaruar ndër të tjera Buzhala.

Në anën tjetër, njohësi i rrethanave politike, Petrit Zogaj, ka thënë se Kurti këtë pikë duhet t’ia prezantojë Nysrete Kumnovës, gruas nga Gjakova që e ka djalin e zhdukur përgjatë agresionit serb në Kosovë.

Le te merr kete leter Kurti dhe le te shkon me e taku Nysrete Kumnoven tash. I ka borxh asaj shume, sikurse edhe shume nenave e baballareve te tjere qe i ka manipulu per afro dy dekada tash”, ka deklaruar ai.

Kurti dikur deklaronte se çështja e të pagjeturve do të jetë e para në dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot pasdite bisedova me zonjën Ferdonije Qerkezi nga Gjakova, në ditën që u mbushën 21 vjet prej kur forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen katër djemtë dhe burrin; Artanin, Edmondin, Armendin, Ardianin dhe Halimin. Eshtrat e Artanit e Edmondit janë kthyer në vitin 2005. Asgjë nuk dihet sot e kësaj dite për fatin e tre të tjerëve. Të pagjeturit janë plagë që kullon ankth. Dhembjet e vuajtjet e nënës Ferdonije sigurisht që ne s’arrijmë t’i marrim me mend. Ky është një krim i vazhdueshëm pasi që është drejtësi e munguar. Të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi”, thoshte Kurti përpara tri vitesh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img