-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Këtë muaj dalin pagat me koeficientin e ri

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ekzekuton pagat për 83 mijë punëtorë  të sektorit publik me koeficientin e ri.

Shërbyesit civil sot mbas orës 16:00 do të kuptojnë  vlerën e saktë të  pagës. Me fillim të këtij muaji qeveria ka bërë publike vlerën e koeficientit që ishte 105 euro.

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

Kështu kishte thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 1 shkurt.

Ligji i pagave në Kosovë ka hyrë në fuqi më 5 shkurt të këtij viti.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, tha se paga mesatare bruto do të jetë 730 euro, që sipas tij do të rritet për rreth 100 euro.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img