-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zbardhet Spanja, temperatura deri në -20 gradë

Stuhia “Xhuliet” ka pushtuar Spanjën që prej të hënës, duke bërë që disa rajone të zbardhen totalisht nga dëbora. I ftohti i acartë ka pushtuar të gjithë shtetin iberik, me stuhinë e 10 në radhë që kalon përmes Spanjës në këtë sezon të ftohti, që rezulton të jetë edhe më i acarti për këtë dimër.

Janë erëra të acarta që vijnë, sipas meteorologëve, acari i këtij fundshkurti, vjen nga arktiku. Në rajonin e Katalunjës, temperaturat arritën deri në -20 gradë celsius të hënën. Po ashtu, edhe Barcelona është zbardhur prej 24 orësh. Stuhia “Xhuliet” pritet të shkaktojë temperature të ulëta dhe erëra të forta në të gjithë Spanjën, deri në fundjavë.

I ftohti i acartë ka pushtuar edhe Shtetet e bashkuara të Amerikës. Por ndonëse një pjesë e mirë e Amerikës po jeton prej javësh nën dëborë e acar, përtej parashikimeve rezulton Kalifornia, atje ku ishte parashikuar që ditët e fundit të shkurtit të sillnin pranverën e parakohshme. Por në fakt, që prej fundjavës së shkuar, edhe Kalifornia është zbardhur e gjitha, nga dëbora e dendur, me mijëra banorë në panik, të pamësuar me këtë të ftohtë të pazakontë.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar ka paralajmëruar se stuhia dimërore do të vazhdojë deri këtë të shtunë në Kaliforni, por edhe më e fortë pritet të jetë në Kolorado, Jutah, Arizona dhe Nju-Meksiko./A2news

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img