Lucas Mandl, eurodeputet austriak, është takuar me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe me ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Agron Bajramin
Mandl, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se, pas negociatave të djeshme, ende mbetët një rrugë e gjatë për bërë.
Ai ka falënderuar edhe institucionet e Kosovës, zyrtarët e saj dhe partitë për durimin e tyre.
‘‘Pas negociatave të djeshme: Një bisedë e shpejt, herët në mëngjes me Besnik Bislimi, Agron Bajrami. Mbetet një rrugë e gjatë për tu bërë. Faleminderit zyrtarëve të Kosovës të të gjitha institucioneve dhe partive për durimin e tyre’, ka shkruar Mandl.