4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Çka parashihet në Planin Evropian për statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë?

Bashkimi Evropian ka publikuar zyrtarisht përmbajtjen e planit më parë të quajtur ”franko-gjerman”.

Në të gjenden 11 pika, për të cilat pati vetëm miratim verbal në Bruksel, anise nuk u arrit të nënshkruhej zyrtarisht në letër mes palës kosovare dhe serbe.

Në nenin shtatë thuhet se palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.

Neni 7
Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.
Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img