Njohësi i rrethanave politike, Uk Lushi është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot i ka dhënë goditjen më të rëndë bashkimit Kosovë-Shqipëri, prej vitit 1945 e këndej (më 1945-ën, Shqipëria me udhëheqjen komuniste e kishte lënë Kosovën si rajon autonom nën ish-Jugosllavi).
Reagimi i tij vjen pasi sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
“Albin Kurti sot në Bruksel ja dha goditjen më të rëndë bashkimit Kosovë-Shqipëri që prej vitit 1945 e këndej. Mirëpo as Kurti dhe asnjë kurt si ai nuk do të mund e vrasin idenë dhe interesin vital më të lartë shqiptar”, shkroi Lushi në Facebook.