4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Dëm që nuk u nënshkrua marrëveshja sot, Vuçiq nuk ishte i gatshëm

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit trepalësh në Bruksel.

“Patëm takim pozitiv dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm. Unë qysh mëherët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime tjera. Tash do të ecim për planin e zbatimit. Do të ketë takime të radhës në mars. Jemi në rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieve.

Propozimin do ta publikojnë tani. Është mirë që qytetarët ta lexojnë vet dhe të diskutohet publikisht.

Asociacioni është neni 10. fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë gjë tashmë jam përgjigjur.

Është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë e palëve. Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. Kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar. Dëm që nuk është nënshkruar sot por pala serbe nuk e bëri këtë”./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img