2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

KEK vjen me një lajm të mirë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se është evituar defekti i paraqitur në izolatorin e stabilimenteve të tensionit të lartë KOSTT, si dhe pritet të kthehet në punë njësia A-4 e TC Kosova A

“KOSTT dhe KEK njofton opinionin që për shkak të lidhjes së shkurtër të paraqitur në stabilimentet e tensionit të lartë të KOSTT-it, dje me datë: 26 Shkurt 2023, në orën 23:55, blloku A4 në Termocentralin Kosova A, është shkyçur nga rrjeti”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Po ashtu në njoftim thuhet se “pas kontrollës së ekipeve të mirëmbajtjes së KOSTT dhe KEK është vërejtur që, si rezultat i mbingarkesës së lartë ka shpërthyer izolatori i mesëm mbajtjes i T-35 në stabilimentet e KOSTT”.

“Lidhur me këtë, ekipet e KOSTT-it kane dal në vend të ngjarjes dhe është eliminuar defekti, pra izolatori i dëmtuar është zëvendësuar sot me 27 Shkurt 2023 në ora 10:15. Ndërsa në KEK aktualisht është filluar me sanimin e defekteve në njësinë A4 dhe kjo njësi pritet të kthehet ne operim me 01 Mars, 2023 rreth orës 06:00 të mëngjesit”, përfundon komunikata e KEK-it. /Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img