9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e VV’së merr rolin e Haki Abazit, Kica -Xhelili e akuzon për një skandal

Doarsa Kica-Xhelili, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Lëvizja e Vetëvendosje e ka uzurpuar Komisionin për Punë të Jashtme në mënyrë amatoreske.

Sipas saj, pas shkarkimit të Haki Abazit, e emëruarja e VV-së në atë pozitë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni i ka shkruar letër senatorit amerikan, Robert Menedez, si dhe deputetes britanike Alica Kearsn.

Për këto dy letra ajo thotë se nuk është konsultuar me anëtarët e këtij komisioni.

“Fatkeqësisht, asaj nuk mund t’i drejtohem me kritikë sepse kritika jepet aty ku pritet reflektim. Por, e vlerësoj të domosdoshme që qytetarët të njoftohen me këtë mendësi”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Pra, përveç që nuk e kuptojnë institucionin, natyrshëm nuk i kuptojnë as rolet përbrenda tyre. Kryetarët e komisioneve nuk kanë të drejtë që të marrin e mbajnë qëndrime pa mbështetje të komisionit (përveç kur ato i japin në cilësi personale të deputetit) e aq MË PAK në tema të rëndësisë nacionale nga politika e jashtme”.

“Po të mos ishte skandal amator i përfaqësimit tonë në politikë të jashtme, do t’a lija që gjatë kësaj përmbushjeje të egove personale t’i mësojnë 2-3 gjëra edhe për funksionin e rolit të kryesimit të komisionit. POR, roli institucional nuk do të duhej të kishte periudhë provuese, sidomos jo pas 2 vitesh qeverisje”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img