Një burrë ka raportuar në Polici se një person tjetër ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk ka pësuar lëndime.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.
Nuk raportohet për të arrestuar.
“VRASJE NË TENTATIVË- Rr. Hilmi Rakovica, Prishtinë, 24.02.2023 – 22:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës por i njëjti nuk ka pësuar lëndime. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”